Dinamo-Egnatia është takimi i parë i ditës së sotme, i vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit.
Kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45, një sfidë e luftuar ku të dyja skuadrat vijnë nga fitoret respektive kundër Kukësit dhe Tiranës në “Kupën e Shqipërisë”.
Blutë kërkojnë 3 pikët pas dy javëve me rezultate negative, ndërsa rrogozhinasit tentojnë 3 pikët që i afrojnë me vendin e tretë.
Dinamon dhe Egantian i ndan vetëm 1 pikë në tabelën e klasifikimit, blutë mbajnë vendin e 8-të me 9 pikë ndërsa Egnatia vendin e 6 me 10 pikë në 8 javë të luajtura.
Bledi Shkëmbi dhe Gugash Magani kanë zgjedhur edhe lojtarët që mund të nisin ndeshjen titullarë. Për blutë mungesa të konfirmuara janë Sidibe dhe Haxhiu.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Gavazaj, Ibraimi, Mihana, Chinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Shtubina, Jackson, Pedro, Iseni. Trajner: Gugash Magani /f.a/abcnews.al