Shkëlzeni si i ati, refuzon SPAK/ Shoqërim i detyrueshëm nëse nuk paraqitet në gjykatë për “Gërdecin”

schedule13:39 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 13:39 - 14 Dhjetor, 2023

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ishte thirrur për të dëshmuar në GJKKO për procesin e masakrës së Gërdecit, por as nuk u paraqit, duke treguar të njëjtën sjellje si i ati, i cili për nuk pranoi të shkonte në gjykatë me pretendimin se ka shkelje ligjore me masën e caktuar për të.

Djali i ish-kryeministrit, pretendon se nuk i ka ardhur asnjë njoftim dhe nuk kishte dijeni për këtë. Pavarësisht këtij justifikimi, SPAK i ka vënë në dispozicion një tjetër adresë të Shkëlzen Berishës.

Seanca e radhës për çështjen Gërdeci është caktuar më 27 dhjetor. Por çfarë pritet të ndodhë nëse serish Shkëlzen Berisha nuk i bindet gjykatës? Gazetari Abc News, Ermal Vija, referuar ligjit dhe praktikave ligjore, raporton se gjykata do të ezaurojë të gjitha hapat, dhe më pas do të kërkojë shoqërimi të detyrueshëm.

Praktikën e refuzimit ndaj institucioneve të drejtësisë e dëshmoi edhe ish-kryeministri, i cili nuk shkoi në gjykatë për masën detyrim paraqitje në lidhje me dosjen hetimore “Partizani”, por sulmonte SPAK duke e cilësuar atë si një vegël në duart e mazhorancës.

Refuzim i përsëritur i Berishës për t’u paraqitur në gjykatë vuri në lëvizje SPAK. Kreu u kësaj strukture, Altin Dumani, iu drejtua me një kërkesë Kuvendit përmes së cilës kërkon heqjen e imunitetit të deputetit dhe më pas më procedimin me arrest shtëpie/ose arrest me burg për ish-kryeministrin./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!