Shkëlzen Berisha ndan fotot e papublikuara më parë nga dasma me Armina Mevlanin

schedule19:24 - 27 Shtator, 2022

schedule 19:24 - 27 Shtator, 2022

Ditën e dielë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë. Ata i thanë “po” njëri-tjetrit në një festë spektakolare në periferi të Tiranës.

Çifti kishin ftuar më shumë se 300 persona, ku mes tyre kanë spikatur personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte padyshim nusja, e cila kishte zgjedhur plot tre fustane. E thjeshtë dhe me një sharm që e karakterizon, Armina shkëlqeu në krahët e Zenit.

Pak minuta më parë, ky i fundit ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, mes tyre disa që nuk janë publikuar më herët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!