Shkëlqyen në këtë sezon, Gjilani zyrtarizon rinovimet e dy titullarëve

schedule09:55 - 25 Maj, 2021

schedule 09:55 - 25 Maj, 2021

Gjilani ka nisur me rinovimet dhe nga lojtarët e marrë nga Superiorja ka konfirmuar zyrtarisht se Enea Koliçi është pjesë e rëndësishme e ekipit edhe për të ardhmen. Portieri ka spikatur në sezonin e parë në Kosovë dhe Gjilani ka nxituar të nënshkruajë kontratën e re dhe klubi dardan ka dalë edhe me njoftim.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të zgjasë marrëveshjen e bashkëpunimit me Enea Koliçin edhe për dy edicione të radhës. Klubi falënderon Enean për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, njofton klubi i Gjilanit.

Ndërkohë ditën e djeshme një tjetër titullar dhe një nga më të rëndësishmit e Gjilanit rinovoi deri në fund të sezonit të ardhshëm. Gerhard Progni, autor i 9 golave dhe 3 asisteve ka vendosur të zgjasë aventurën me skuadrën e Ismet Munishit.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe largime. Ivan Fustar e Darko Nikac u larguan të parët, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ardit Hila e Arbër Cyrbja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!