Nga Leontina Nika
Tingujt e muzikës barouqe gjatë aktit të pikturimit dhe vizita në Versajë, nxitën piktorin Arben Golemi që të rikthejë shkëlqimin e kësaj epoke me gjuhën e pikturës.
Piktura e Golemit është e ndërlidhur me peizazhin arkitektonik, gjë që ndjehet edhe në formë e mjete shprehje. Shpesh imazhi zhbëhet, por në këtë rast është ruajtur për të dhënë simbolikat e periudhës Barouqe.
Ndërthurja mes arkitekturës dhe pikturës, e ka ndihmuar që të realizoi këtë cikël.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri me 22 dhjetor në galerinë Fab, pranë Universitetit te Arteve. /abcnews.al