Në ciklin e Kupave Botërore kualifikuese për Lojërat Olimpike, dje në Sofje të Bullgarisë u zhvillua gara e radhës, nga e cila Kosova mori një medalje të argjendtë.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Flaka Loxha arriti të fitojë medaljen e argjendtë në këtë Botëror të xhudos. Në rrugëtimin e saj deri te finalja, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti xhudisten nga Belgjika, Eveline Delbaen.
Në çerekfinale, Loxha vazhdoi paraqitjen mbresëlënëse duke e mposhtur edhe boshnjaken, Andjela Samardzic, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër Adriana Salvador Rodriguez të Spanjës. Më pas, në finale Loxha pësoi humbje, ku u mposht nga xhudistje bullgare Ivelina Ilieva.
Për Flaka Loxhën kjo është medalja e parë në këtë nivel për xhudistet e rritura./h.ll/abcnews.al