Shkëlqeu në Met Gala, Kim Kardashian bëri një sakrificë të madhe për t’u veshur si Marilyn Monroe

schedule16:05 - 3 Maj, 2022

schedule 16:05 - 3 Maj, 2022

Kim Kardashian ka bërë një sakrificë të madhe për Met Gala. Në eventin e së hënës, ylli me famë botërore shkëlqeu me të njëjtin fustan mahnitës që Marilyn Monroe kishte veshur për të kënduar në ditëlindjen e presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.

Kardashian ka thënë se i është dashur të humbasë 7 kilogramë në vetëm tre javë. “Ishte si të përgatitesha për një rol”, tha Kardashian, e cila gjithashtu i ktheu flokët në bionde platin dhe kishte veshur një pelush të bardhë për të kompletuar pamjen.