Edy Boyom është vlerësuar në Angola, ku ai ka luajtur për disa vite me Recreativo do Libolo, nga viti 2010, dhe më pas edhe një sezon me fanellën e Bravos do Maqui.
Mbrojtësi i Kastriotit, që në Superiore është aktivizuar për herë të parë me Luftëtarin, është përzgjedhur nga revista “Claque” në formacionin më të mirë të dekadës.

Boyom ka shkëlqyer në Girabola dhe ky vlerësim e gëzon, madje edhe falënderon përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale. / abcnews.al

