Shkëlqeu me dy gola/ Mirlind Daku ia dedikon fitoren 14-vjeçarit të ndjerë Martin Canit

schedule21:56 - 22 Nëntor, 2024

schedule 21:56 - 22 Nëntor, 2024

“Bomberi” i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të premteje, me fanellën e Rubin Kazan, me 26-vjeçarin që ishte protagonisti absolut në fitoren e skuadrës së tij, përballë rivalëve të Akron Togliatti, në javën e 16-të Premier Ligës ruse.

“Ylli” i sulmit hipotekoi fitoren e djemve të teknikut Rakhimov, teksa shënoi dy herë në minutat 10’ e 20’, ndëra për të vulosur rezultatin 3-0 mendoi ganezi Joel Fameyeh.

Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një sherr për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”,- shkruante Daku në mesazhin e tij prekws për djaloshin i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Tiranë. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i Mirlind Dakut: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!