Shkëlqeu me Danimarkën në Euro 2020, sirena angleze për yllin e Sampdorias

schedule19:56 - 9 Korrik, 2021

schedule 19:56 - 9 Korrik, 2021

Mikkel Damsgaard është një nga lojtarët që shkëlqeu në Euro 2020. Sulmuesi i majtë luan me Sampdorian në Serie A, teksa mbërriti deri në gjysmëfinalet e Europianin me Danimarkën e tij.

Dy gola realizoi 21-vjeçari, njëri më i bukur se tjetri. Perla ndaj Anglisë afroi kombëtaren vikinge me finalen e madhe, por atje do të luajnë “Tre Luanët” pas suksesit 2-1 në kohën shtesë.

Interesimi për Damsgaard është rritur, teksa presidenti i klubit italian kërkon të paktën 30 milion euro për ta lënë të lirë. Milani, Interi dhe Juventusi e pëlqejnë, por e ardhmja e lojtarit të talentuar mund të jetë Anglia.

SampNews24 shkruan se për Damsgaard interesohet edhe Tottenham. Drejtori i ri sportiv, Fabio Paratici ka nisur nga puna për të gjetur akordin me presidentin Ferrero. Southampton, Leeds dhe Crystal Palace janë ekipet e tjera që e duan. /abcnews.al