Mbrojtësi i Interit, Ashley Young, pritet të largohet në fund të sezonit. Ish-kapiteni i Manchester United e ka vendosur tashmë që nuk do ta rinovojë kontratën e tij me zikaltrit, e cila mbaron me 30 qershor.
Pas dy vitesh në Itali, Young kërkon të rikthehet në ishullin britanik, konkretish në klubin e tij të vjetër Watfordin. Me largimin e sigurtë të lojtarit, është Interi ai që duhet të hidhet në aksion për të gjetur një zëvendësues të denjë për të.
Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, kryesuesit e Serie A po monitorojnë me kujdes situatën e Nicolas Tagliafico. Mbrojtësi i Ajax pëlqehet shumë nga Interi dhe për të siguruar shërbimet e tij ata duhet të paguajnë 15 milionë euro në arkat e klubit holandez./abcnews.al