Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëlqejnë Asani e Seferi/ Ylli i kombëtares shënon në ndeshjen e tretë radhazi në Iran

schedule12:40 - 27 Tetor, 2025

schedule 12:40 - 27 Tetor, 2025

Vrapimin që ka nisur nuk ka ndërmend që ta ndalë. Jasir Asani po e tregon veten ndoshta si futbollisti më i mirë i Ligës Profesioniste të Iranit, ndërsa realizoi për të tretën ndeshje radhazi.

Futbollisti I kombëtares shqiptare, që nuk është preferuar si titullar kohët e fundit nga trajneri Silvinjo, është kthyer në liderin e ekipit, duke e ndihmuar edhe në fitoren e radhës.

Esteglal mundi 3-0 rivalin Faxhr Sepasi, madje jashtë fushe, dhe lojtari I lindur në Shkup shënoi golin e parë me penallti.

Asani ishte aktiv, ndërsa ka realizuar në dy ndeshje të kampionatit radhazi dhe në Championsin e Azisë. Në total, këtë sezon, ka 5 gola e 1 asist në 10 ndeshje.

Mjaft mirë edhe sulmuesi Taulant Seferi. Futbollisti, gjithashtu nga Maqedonia, ka mbetur tërësisht jashtë kombëtares prej muajsh, ndërsa në Ligën e Parë të Turqisë është ndër më të mirët.

Njëzetetetëvjeçari shërbeu asist në fitoren 2-0 që Bodrum arriti në shtëpi ndaj ekipit me emrin Idir.

Seferi ka 7 rrjeta e 4 asistë në 11 ndeshje, një formë shumë e mirë, dhe Bodrum kryeson renditjen me 24 pikë në 11 javë, duke qenë favorit për t’u ngjitur në Superligën e Turqisë.

Në Itali, ndërkaq u aktivizuan disa lojtarë të kombëtares. Berat Gjimshiti ishte si përherë titullar për Atalantën në barazimin e vështirë 1-1 në fushën e Kremonezes.

Ai mori notën 6, ndërsa bergamaskët shpëtuan pikën në fund. Tepër i kritikuar Kristian Asllani. Mesfushori kuqezi ishte fajtor në golin e pësuar nga Torino në shtëpi ndaj Xhenoas, mori notën e dobët 5, ndërsa në minutën e 60-të u zëvendësua nga Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares bëri paraqitje të mirë në 30 minuta në fushë, mori notën 6, ndërsa Torino përmbysi rezultatin në 2-1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!