Shkelmoi macen si top, Antonio, për Zouma: A është kjo më e keqe se racizmi?

schedule13:50 - 10 Shkurt, 2022

schedule 13:50 - 10 Shkurt, 2022

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga mbrojtësi i West Ham, i cili godiste macen si të ishte një top futbolli, bëri që  të ketë shumë reagime kundër Kurt Zouma.

Përveç kritikave, dënimeve, penalizimeve apo edhe shkëputjen e kontratës nga Adidas, një tjetër reagim ka ardhur për gjestin e  mbrojtësit francez.

Përpara se të shkonte në terrenin stërvitor, Michael Antonio u pyet nga “Sky Sports” për mendimin e tij për këtë çështje. Xhamajkani vendosi të përgjigjet duke iu përgjigjur me një pyetje gazetarit.

“A mendoni se kjo që bëri është më e keqe se racizmi? Unë nuk po e fal, nuk jam aspak dakord për atë që ka bërë. Por ka njerëz që janë dënuar për racizëm dhe më vonë janë kthyer për të luajtur. Ata mund të kenë marrë një ndalim me 8 ndeshje ose diçka e tillë, por tani ata po bëjnë thirrje për largimin përfundimtar të Zouma” është shprehur Antonio.

Sulmuesi vazhdoi duke thënë “Pyetja ime është: A është ajo që lojtari bëri më keq se njerëzit e dënuar për racizëm?”, do të përfundonte Xhamajkani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!