BE do të sanksionojë tetë liderë iranianë të milicisë Basij dhe policisë për abuzime të të drejtave të njeriut.
BE pritet të vendosë ndalime udhëtimi dhe ngrirjen e pasurive, emrat e të cilëve do të bëhen publik javën e ardhshme kur sanksionet të hyjnë në fuqi.
“Ata që janë përgjegjës për shkelje të të drejtave duhet të dinë se këto veprime kanë pasoja serioze,” tha një diplomat i BE.
Ashtu si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian ka vendosur një sërë sanksionesh mbi të drejtat e njeriut që nga viti 2011 ndaj më shumë se 80 individëve iranianë që rinovohen çdo vit në muajin prill.
Këto masa do të rinovohen të mërkurën, thanë tre diplomatët.
Më 9 mars, një zyrtar i OKB, Javaid Rehman, paraqiti një raport që dokumentonte shkallën e lartë të dënimit me vdekje të Iranit, ekzekutimet e të miturve, torturave dhe martesën e ligjshme të vajzave të moshës 10 vjeç.
Irani ka hedhur poshtë akuzat nga Perëndimi për abuzime të të drejtave të njeriut./abcnews.al