Shkelje syri Tiranës dhe një deklaratë e fortë, Ilir Daja i drejtpërdrejtë

schedule08:27 - 14 Maj, 2020

schedule 08:27 - 14 Maj, 2020

“Jam në shtëpi dhe nuk bëjmë si disa të tjerë, që thonë jemi në shtëpi, ndërkohë që janë diku tjetër”, shprehet Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, që thumbon rivalët, që sipas tij kanë bërë stërvitje gjatë kësaj periudhe.  “Vetëm 30% e ekipeve kanë respektuar rregullat e vendosura nga shteti, ndërsa të tjerët kanë bërë stërvitje, për të mos thënë stërvitje të plotë”, vijon trajneri i njohur.

Më tej ai thekson se është shumë e vështirë, duke pasur kaq pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur për rifillimin e kampionatit. “Rifillimi më 3 qershor do të jetë shumë i vështirë, për të gjithë lojtarët.  Në minifazën e janarit, lojtarët bëjnë rreth 15 ditë stërvitje. Janë në gjendje të mirë.

Merren me stërvitje edhe jashtë, por ne trajnerët prapë themi se nuk janë gati për këtë. Tani nuk është situata e njëjtë, pasi aty vijojnë nga një periudhë relaksi, ndërsa tani vijnë nga karantina. Ky rifillim tani bëhet nga 0 dhe 2 javë janë shumë pak për të gjithë. Për këtë nuk duhet të dëgjojmë asnjë pseudo-specialist”.

“Do luajmë në temperatura të larta, lojtarët do jenë në fund të kontratave. Skuadrat që do shkojnë në Kupat e Europës do kenë më shumë vështirësi. Do duhej të rifillonte stërvitja më parë. Skënderbeu do mblidhet të hënën dhe për 14 ditë si mund të bëjmë një stërvitje të mirëfilltë. Nëse do gjendej ndonjë specialist për të më treguar si mund t’ia dilnim në kaq pak kohë, atëherë unë largohesha si trajner”.

TROFETË DHE LOJTARI MË I MIRË – “Çdo titull është i veçantë pasi është kurorëzimi i një pune në grup. Sigurisht që titulli me Elbasanin është i veçantë, pasi ka qenë i pari për mua. Më Dinamon ishte i veçantë, pasi për më shumë se 40 minuta luajtëm me 9 lojtarë. Me Skënderbeun ishte kurorëzimi i gjithçkaje. Lojtari më i mirë? Kam thënë Nevil Dede, më parë”.

RIKTHIM TE TIRANA – “Ata janë duke bërë një sezon shumë të mirë. Do ishte një dëshirë që të rikthehem, por kur të vijë momenti. Atje kam një peng në karrierën time, por t’ia lemë kohës. Tirana tashmë e kanë stafin”, është shprehur Daja në emisionin “Fan Zone”, në Supersport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!