Shkelin rregullat e karantinës në Indi, 10 turistë detyrohen të shkruajnë 500 herë “me vjen keq”

schedule12:01 - 13 Prill, 2020

schedule 12:01 - 13 Prill, 2020

10 turistë të huaj që kishin shkelur rregullat e karantinës në kuadër të masave anti koronavirus në Indi, u detyruan si ndëshkim, të shkruajnë 500 herë frazën “më vjen keq”.

Lajmi është konfirmuar nga autoritete e qytezës që në 1968 u bë e famshme nga grupi britanik Geatles. Grupi shkoi atje në kërkim të paqes shpirtërore.

Turistët, që janë nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria u kapën teksa po shëtisnin përtej orarit të lejuar. Agjentët e policisë i ndaluan menjëherë dhe si dënim u detyruan të shkruajnë plot 500 herë fjalinë: “Nuk respektova rregullat e karantinës, më vjen shumë keq”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!