Rrahu tre vajzat e tij, policia arreston 44-vjeçarin

schedule10:25 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:25 - 24 Shtator, 2020

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij.

Ndërkohë 44-vjeçari ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kishte vendosur lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Njoftimi: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C., 44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. /abcnews.al