Shkeli urdhrin për të qëndruar i izoluar dhe infektoi të tjerë, arrestohet spanjolli me Covid

schedule18:00 - 24 Prill, 2021

schedule 18:00 - 24 Prill, 2021

Policia Spanjolle ka vënë në pranga një person i cili   edhe pse e dinte se ishte me Covid lëvizte lirshëm në qytet. Mediat e huaja bëjnë me dije se një person nga Mallorca, dyshohet se gjatë periudhës që ka qenë i sëmurë ka infektuar me Covid 22 persona, sepse ai shkonte në punë dhe palestër rregullisht, duke u fshehur se kishte simptoma të Covid-19 .

Autoritetet filluan një hetim në fund të janarit pas një rritje të madhe të rasteve në qytetin e Manacor.

Në atë kohë, po qarkullonte informacioni se një punonjës ishte infektuar por ishte “duke fshehur sëmundjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. .

Disa ditë para se të identifikohej shpërthimi, burri shfaqi simptoma, të cilat u shkaktuan shqetësim kolegëve të tij në punë. Sidoqoftë, ai nuk dëshironte të kthehej në shtëpi dhe shkoi që të bënte tamponin, pa marrë përgjigjen ai ka shkuar në punë dhe në palestër.

Ndërkohë urdhrit të shefit që të shkonte në shtëpi dhe të qëndronte në izolim ai nuk u ishte përgjigjur, por për të mos mjaftuar ai kollitej dhe nuk mbante as maskë.

Ndërkohë bëhet me dije se në një komunikim me kolegët kishte theksuar se do i infektonte të gjithë me koronavirus.

Ndërkohë sapo morën vesh se ai ishte pozitiv me Covid , kolegët që kishin pasur kontakt me të shkuan që të bënin tamponin ku rezultuan pozitiv të cilët gjithashtu kishin infektuar dhe fëmijët e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!