Një 52-vjeçar nga Këlcyra ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ai ka kanosur bashkëshorten, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes.
“Komisariati i Policisë Përmet arrestoi në flagrancë shtetasin 52 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi duke kanosur bashkëshorten e tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al