Rita Ora shpreson që publiku të pranojë ndjesën e saj për thyerjen e rregullave të koronavirusit. Ylli i muzikës pop kërkoi së fundmi falje pasi shkeli rregullat e qeverisë britanike për koronavirusin për disa herë radhazi.
Për gazetën britanike “The Sun” Rita tha se:”Ndjesa ime ishte aq e sinqertë dhe vinte nga zemra. Tani thjeshtë shpresoj dhe lutem që publiku ta shohë këtë gjë dhe ta pranojë faktin se jam penduar për këtë gabim.”
Rita shkeli rregullat e qeverisë muajin e kaluar kur organizoi një festë luksoze për ditëlindje në Londër. Prodhuesja e hitit “Hot Right Noë” shkeli rregullat për herë të dytë teksa udhëtoi për në Egjipt. /abcnews.al

