“Shkelësit të dënohen” Krimi në Elbasan, Kim: Grupe të paautorizuar për të mbrojtur votën duhet të mbeten pas

schedule15:40 - 22 Prill, 2021

schedule 15:40 - 22 Prill, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas takimit me kreun e KQZ  Ilrijan Celibashin, është shprehur se ekspertët e ODHIR do të jenë prezent në të gjithë vendin  përgjatë procesit zgjedhor por edhe gjatë numërimit të votave.

Më tej Yuri Kim është shprehur se ajo vetë do të jetë pjesë e grupi të ngritur nga ambasada e SHBA për zgjedhjet.

“Ka një proces transparente dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj janë këtu për tu siguruar për këtë proces. Ekspertët janë këtu siç e dini dhe kemi 25 grupe në të gjithë vendit. Ne do të jemi me ju. ODHIR dhe ekspertët janë në vend. Unë do jemi pjese e njërit nga 25 ekipet e ambasadës së SHBA. Në të gjithë vendin për të qenë me ju ndërsa votoni, tek numërimi dhe rezultati.” tha Yuri Kim.

Ndërkohë Yuri Kim u ndal edhe tek vrasja e ndodhur në Elbasan. Ajo tha se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë dhe për askënd të mos ketë trajtim të veçantë, pasi të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Jemi të shqetësuar nga lajmi i djeshëm. Shkelësit të mund të kapen dhe përgjegjësit të mund të ndëshkohen. Pa përjashtim. S’ka trajtim të veçantë për askënd. Askush nuk është mbi ligjin.”

Ndërkohë Yuri Kim theksoi se grupe që janë të paautorizuara për mbrojtjen e votës të mbeten pas në të shkuarën.

“Siç e kanë theksuar edhe të tjerët. Zgjedhjet kanë lidhje me të ardhmen jo me të shkuarën. Gjera të tilla të tmerrshme si kanë ndodhur në të shkuarën. Grupe të paautorizuar për të mbrojtur votën e qytetarëve këto është e rëndësishme të mbeten pas. Dhe është e papranueshme për një vend anëtar të NATO dhe aspiron për në BE.” tha Yuri Kim. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!