Shkelën protokollin e sigurisë/ ISHSH pezullon dy subjekte, gjobiten 5 bare dhe restorante

schedule12:47 - 21 Qershor, 2020

schedule 12:47 - 21 Qershor, 2020

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka pezulluar dy aktivitete dhe ka gjobitur 5 bar-kafe dhe restorante me vlerën 100 000 lekë të cilat janë gjetur me shkelje të protokolleve të sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se mbi 10 mijë subjekte janë kontrolluar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin.

“Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1382 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 .

Janë pezulluar 2 aktivitete dhe janë marrë 5 masa administrative me gjobë në bar-kafe, restorante, në vlerën 100 000 lekë në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Mbi 10 mijë subjekte janë kontrolluar në të gjithë vendin gjatë kësaj jave.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjenës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë”, njofton MSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!