Shkelën karantinën dhe kundërshtuan forcat e policisë, kapen të pabindurit në Korçë

schedule15:25 - 6 Maj, 2020

schedule 15:25 - 6 Maj, 2020

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar penalisht pesë të tjerë pasi kanë shkelur masat mbrojtëse ndaj Covid 19.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë konstatuar konstatuar duke lëvizur në rrugë jashtë fashës së lejuar, shtetasit A. Z., 31 vjeç; V. R., 26 vjeç; B. Xh., 32 vjeç; K. N., 23 vjeç dhe M. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë.

Ndërkohë mësohet se të arrestuarit janë shtetasi A. Z, i cili ka kundërshtuar me dhunë dhe nuk ka pas autorizim për leje, ndërsa shtetasi K. D., 31 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi në afërsi të fshatit Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”.

Njoftimi i policisë:

Policia procedon penalisht 7 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë në gjendje të lirë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në vijim të punës për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes se COVID-19, shërbimet e Policisë, konkretisht Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, gjatë kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 18, kanë konstatuar duke lëvizur në rrugë jashtë fashës së lejuar, shtetasit A. Z., 31 vjeç; V. R., 26 vjeç; B. Xh., 32 vjeç; K. N., 23 vjeç dhe M. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë.

Në momentin kur punonjësit e policisë iu kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, shtetasi A. Z, i ka kundërshtuar me dhunë, ndërsa 4 shtetasit e tjerë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit.

Në vijim të veprimeve, shtetasi A.Z., u arrestua në flagrancë, ndërsa katër të tjerët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Nga specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi në afërsi të fshatit Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksëagen”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!