Shkel rregullat e karantinës, 27 vjeçari dënohet me 4 muaj burg

schedule10:01 - 26 Maj, 2020

schedule 10:01 - 26 Maj, 2020

Një 27-vjeçar në Korenë e Jugut është dënuar me katër muaj burg për shkeljen e rregullave të karantinës.

Kim iu kërkua të izolohej në shtëpi për dy javë pasi u pushua nga një spital në veri të Seulit.

Ai u kap nga policia duke lënë shtëpinë e tij dy ditë para se karantina e tij 14-ditore të mbaronte. Autoritetet e lanë të lirë por ai u kap përsëri në përpjekje për tu larguar dhe u arrestua për shkelje të ligjit.

Qeveria ka dënuar shumë  përsona që shkelin karantinën pas një shpërthimi në një seri klubesh nate në rrethin e Seulit.

Numri i infeksioneve të reja po vazhdon të rritet me rreth  20 në ditë.

Më shumë se 33,000 njerëz në të gjithë vendin janë të izoluar. Ndërkohë, qeveria ka vendosur se më shumë se 2.4 milion nxënës do të kthehen nesër në klasat e tyre.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rritja e mëtejshme e niveleve të infeksionit mund të parandalojë që disa shkolla të rihapen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!