Babai i Gianluca Scamacca është i “çmendur”. Mbrëmjen e djeshme ai ka shkuar në qendrën stërvitore të Romës dhe ka shkatërruar 4-5 makina që ndodheshin aty me një shufër hekuri. Njëra prej tyre ishte e drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto.
Sapo është pikasur forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë arrestuar babanë e sulmuesi që luan aktualisht me Genoa, klub që e ka huazuar atë nga Sassuolo.
Il Messaggero raporton se u krijua një situatë e sikletshme në Trigoria. Babai i Scamacca kishte veshur një xhup të Sassuolo në momentin që po godiste makinat. Më pas ai është drejtuar një prej fushave ku po stërviteshin një grup fëmijësh, që u shokuan së bashku me trajnerët.
Policia po heton në lidhje me këtë ngjarje, pasi gjithçka është e paqartë dhe nuk dihet pse babai i Scamacca ka vepruar në mënyrë të tillë.
Në të shkuarën, djali i tij Gianluca, ka qenë pjesë e moshave te Roma, në periudhën 2012-2015, kur kishte kaluar te verdhekuqtë nga Lazio. Më pas ai u largua drejt Holandës, ku u bë pjesë e akademisë së PSV dhe tani është nën kontratë me Sassuolo. /abcnews.al