Shkatërroi dyert e biznesit të xhaxhait, shpallet në kërkim i riu në Patos

schedule10:38 - 14 Gusht, 2024

schedule 10:38 - 14 Gusht, 2024

Një 23-vjeçar në Patos ka dëmtuar dyert e biznesit të xhaxhait të tij për motive të dobëta. Si pasojë, i riu është shpallur në kërkim nga policia.

“Stacioni i Policisë Patos shpalli në kërkim shtetasin 23 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar dyert e biznesit të xhaxhait të tij. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!