Shkatërrohet qendra tregtare në Hong Kong, protesta të dhunshme dhe akte vandale

schedule14:18 - 13 Nëntor, 2019

schedule 14:18 - 13 Nëntor, 2019

Një qendër tregtare në Hong Kong është shkatërruar plotësisht ndërsa autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkollat e vendit për shkak të paralizimit të transportit publik.

Në disa zona të Hong Kong-ut, për ditën e tretë rradhazi shënohen manifestime kundër qeverisë, arrestime dhe akte vandale. Një grup adoleshentësh të armatosur me zinxhirë të rëndë metalikë kanë shkatërruar një qendër tregtare në një nga lagjet më të pasura, si dhe i kanë vënë zjarrin pemës së krishtlindjeve që ishte vendosur në holl.

Hong Kong-u është ende në kaos. Transportet publike janë paralizuar ndërsa disa shkolla dhe   aktivitete tregtare kanë qëndruar mbyllur si pasojë e episodeve të dhunës. Me mijëra pasagjerë kanë pritur më kot në stacione të metrosë dhe më pas janë detyruar të lëvizin me biçikleta. Policia ka ngritur nivelin e sigurisë përreth universiteteve të qytetit pas përplasjeve të dhunshme mes agjentëve të policisë dhe protestuesve.

“South China Morning Post”, raporton se studentët po presin për t’u rikthyer në auditor.

Zyra për edukimin në Hong Kong konfirmoi pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat, nga ato filloret e deri tek universitetet për arsye sigurie. Familarëvee iu është bërë apel nga autoritetet që të mbajnë fëmijët në shtëpi për shkak të situatës së tensionuar në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!