Shkatërrohet organizata kriminale e kokainës, 57 të arrestuar në Itali

schedule07:58 - 14 Shtator, 2021

schedule 07:58 - 14 Shtator, 2021

Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale të të shpërndarjes së kokainës.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga ushtarët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Catanzaro dhe të shërbimit qendror të hetimit të krimit të organizuar të Guardia di Finanza të Romës është bërë i mundur arrestimi i 57 personave anëtarë të kësaj organizate.

Mediat italine bëjnë me dije se organizata kriminale e drogës bënte shpërndarjen e kokainës nga Evropa Veriore dhe Spanjë.

Ndërkohë për detaje të mëtejshme në lidhje me këtë operacion pritet që në orën 11:00 autoritetet italiane të zhvillojnë një deklaratë për mediat.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!