Shkatërrohet klani mafioz në Napoli, burgoset bashkëpunëtorja shqiptare e organizatës

schedule22:04 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 22:04 - 2 Dhjetor, 2019

Në rrethinat e Napolit në Itali vetëm një vit më parë u shkatërrua një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. Si pjesë e operacionit, janë arrestuar gjithsej 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Prokurori publik italian Dda D’Alessio ka lexuar akt-akuzën për anëtarët e klanit La Torre, drejtuar nga Tiberio La Torre, djali i bosit të njohur të drogës Augusto La Torre, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë që synojnë trafikun e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim të drogës, pastrim parash dhe akuza të tjera. Prokuroria italiane kishte zhvilluar hetime për këtë grup dhe kishte arritur në përfundimin se anëtarët e grupimit zhvillonin tregti të paligjshme droge.

Sipas hetimeve, ky grup bënte tregti droge në komunën Mondragone, të sasive të konsiderueshme të drogave të tipit kokainë e hashash, me furnizime nga zona e Napolit, ku ndër të tjera ka edhe bashkëpunëtorë shqiptarë./abcnews.al