Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale të lëndëve narkotike ku pjesë ishin shqiptarë dhe rusë.
Mediat shkruajnë se Garda Civile spanjolle ka zhvilluar një operacion antidriogë në provincën e Tarragona, në qytetet El Vendrell, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà, Albinyana dhe Altafulla, ndërkohë që janë arrestuar 19 persona, me kombësi shqiptare dhe ruse.
Ndër të tjera thuhet se kryesuesit e kësaj bande ishin shqiptarë.
Operacioni OASIS filloi tetorin e kaluar, për këtë arsye kanë qenë të nevojshme disa muaj hetime për të përcaktuar ekzistencën e një grupi të organizuar dhe të strukturuar për kultivimin intensiv të marijuanës brenda shtëpive të ‘barit’.
Në këtë hetim, kanë bashkëpunuar forcat e policisë lokale të Altafulla, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà dhe El Vendrell e Albinyana Municipal Ëardens, si dhe teknikë të Endesa-s që kanë bashkëpunuar në zbulimin e mashtrimit me energjinë elektrike dhe kanë vazhduar me ndërprerjet e lidhjeve të parregullta./abcnews.al