Shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës në Itali, 6 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë

schedule22:48 - 18 Janar, 2021

schedule 22:48 - 18 Janar, 2021

Policia italine ka goditur bandën e shpërndarjes së lëndeve narkotike ku ka vënë në pranga 6 persona mes të cilëve dhe shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë pas një vendimi nga gjykata e cila kishte plotësuar dosjen e një rrjeti të vërtetë të shpërndarjes së drogës që përfshinte disa rajone italiane.

Falë ndjekjes, regjistrimeve video dhe hetimeve, ka qenë e mundur me kalimin e kohës të raportohen disa njerëz dhe të kapen më shumë se një kilogram drogë dhe disa mijëra euro. Kokaina shpërndahej në ose pranë disa restoranteve dhe lokaleve.

Të arrestuarit në këtë operacion janë 59-vjeçari Pasquale Massari nga Savona, pronar i T-Rex, 53-vjeçari Indit Kadrimi me origjinë shqiptare me gruan e tij Barbara Longo nga Cherasco (Cuneo). Gjithashtu bëhet me dije se i përfshirë në këtë rrjet ishte dhe shqiptari Saba Sula 53 vjeç, një punëtor ndërtimi ditën, i cili përdori një kazan boje të zbrazur në garazhin e tij si vend fshehjeje.

Të tjerë të arrestuar si pjesë e këtij rrjeti ishin dhe 41 vjeçari Adil Essalemi me origjinë nga Maroku dhe me vendbanim në Sassari dhe Enrico Pasquale, 49 vjeç nga Savona.

Të dy kryenin aktivitete të tregtimit të drogës në mënyrë të pavarur, ndonjëherë kërkonin ndihmë edhe nga të dyshuarit e tjerë. Hetimi përfshiu gjithashtu një plagosje me armë zjarri në shkurt 2018 të një tregtari droge, të shpëtuar nga ndërhyrja e karabinierëve që po monitoronin lëvizjet e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!