Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e bandës shqiptare dhe ka vënë në pranga 10 persona. Të arrestuarit janë të gjithë me origjinë shqiptare dhe akuzohen se zhvillonin grabitje në veri të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë sekuestruar makina luksi, armë, me qindra mijë euro, të cilat janë përfituar nga grabitja e banesave në Milano. Ndër të tjera bëhet me dije se operacioni është zhvilluar në provincën e Milanos, Monza dhe Brianza.
Mësohet se karabinierët kanë sekuestruar 250 mijë euro cash, 7.5 kilogram ar, orë të shtrenjta dhe sende të çmuara (259 prej orëve dhe bizhuterive ishin nga marka shumë të shtrenjta), ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mendohet se janë bashkëpuntorë të bandës.
Mediat ndër të tjera bëjnë me dije se policia ka sekuestruar edhe dy makina luksoze Audi Rs3 dhe Rs4, me targa të klonuara, dy pushkë, 4 pistolete, mjete që përdoreshin për grabitjen dhe zbulues metalesh./abcnews.al