Tre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Itali, pasi akuzohen se kanë kryer më shumë se 33 grabitje në vila e banesa në veri të vendit, me një vlerë prej një million euro. Të tre ata rezultojnë me precdentë penalë.
Policia italiane në Pordenone ka shkatërruar një bandë, e cila grabiste vila në veri të Italisë. Banda përbëhej nga tre shtetas shqiptarë. Gjatë arrestimit janë sekuestruar dhe tre armë zjarri.
Të tre kanë grabitur objekte për një vlerë prej një million eurosh. Shtetasit shqiptarë ishin me precedent penalë për grabitje dhe mendohet të kenë kryer gjithsej 33 grabitje në vila dhe banesa.
Por dhe për 70 raste të tilla analoge në periudhën para Krishtlindjeve, sidomos në Pordenone dhe Trevizo. Policia italiane ka zbuluar që pjesa më e madhe e parave dhe bizhuterive të shtrenjta dërgoheshin në Shqipëri./abcnews.al