Shkatërrohet banda pakistaneze në Spanjë, trafikonte kartëmonedha false drejt vendeve të BE-së

schedule18:06 - 2 Mars, 2024

schedule 18:06 - 2 Mars, 2024

Policia spanjolle ka kryer 14 arrestime në lidhje me kartëmonedha të falsifikuara prej 100 eurosh me vlerë totale prej një milion eurosh, të cilat kalonin të pazbuluara nëpër ATM dhe pajisje të tjera dhe po trafikoheshin në disa vende të Europës.

“Kartëmonedhat e prodhuara nga organizata ishin të punuara me dorë dhe me cilësi shumë të lartë, pasi përdornin bojëra speciale, filigranë dhe elementë të ndryshëm të krijuar për të anashkaluar mekanizmat e zbulimit”, tha zëdhënësja e Policisë Kombëtare Spanjolle, Elisa Rebolo.

Me bazë në Napoli, Romë dhe Barcelonë, një bandë njerëzish me origjinë pakistaneze i trafikonte kartëmonedhat në Itali, Francë, Greqi dhe Spanjë, njoftoi policia.

Sakaq, blutë arrestuan trafikantë të kartëmonedhave të falsifikuara në aeroportin e Barcelonës dhe në stacionin e autobusëve të qytetit. Në të dyja rastet ata posedonin kartëmonedha të falsifikuara me vlerë nominale 70 mijë euro.

Operacioni policor përfshiu forca në Spanjë, Itali dhe Greqi. Filloi nëntorin e kaluar pasi një numër i madh i kartëmonedhave të falsifikuara u zbuluan në Barcelonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!