Shkatërrohet banda kriminale e trafikut të drogës në Spanjë, drejtuesit e saj janë shqiptare

schedule12:14 - 11 Maj, 2023

schedule 12:14 - 11 Maj, 2023

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Spanjë në disa qytete ku si pasojë janë arrestuar 8 persona. Mediat vendase shkruajnë se ky është vijim i një operacioni që është kryer më 26 prill ku si rezultat janë arrestuar 19 persona, ndaj nuk ka të dhënë përfundimtare deri në përfundimin e plotë të tij.

Operacioni i Gardës Civile synon çmontimin e plantacioneve të ndryshme të marihuanës që janë nën vëzhgim prej kohësh dhe arrestimin e një pjese të madhe të personelit të përfshirë në rritjen, grumbullimin dhe shpërndarjen e saj.

Sipas mediave spanjolle, kërkimet në provincën e Tarragona do të ishin kryer në Mont-roig del Camp, në Miami Platja (Baix Camp), në Pratdip (Baix Camp) dhe në Ulldecona (Montsià) .

Këto kontrolle të kryera në banesat e këtyre qyteteve do të konfirmonin rrjetin e kultivimit dhe shpërndarjes së marijuanës të një bande me drejtues shqiptarë. Sipas të dhënave të përkohshme, numri i të arrestuarve do të ishte nga 5 deri në 8 persona.

Ndër të tjera thuhet se arrestimi i anëtarëve të përfshirë në këtë rrjet është bërë në zona të ndryshme.

Ndërkohë në operacionin e 26 prillit është bërë i mundur ndalimi i 19 persona të lidhur me një organizatë kriminale të krijuar në pjesë të ndryshme të Baix Penedès dhe Tarragonès u arrestuan. Operacioni përfundoi me 16 kontrolle, 19 të arrestuar dhe një numër të madh bimësh të konfiskuara si dhe para, armë dhe pajisje për kultivimin e ambienteve të brendshme.

Ndërkohë nga 19 të arrestuarit dy javë më parë, 9 hynë në burg dhe 10 të tjerë u lanë të lirë me akuza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!