Policia italiane ka shkatërruar bandën kriminale të drogës dhe ka vënë në pranga 11 prej tyre mes të cilëve 8 ishin shqiptarë.
Mediat italiane bëjnë me dije se është shkatërruar banda kriminale të “Ndragheta-s”, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Shkatërrimi i saj është bërë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.
Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenzas.
https://www.youtube.com/watch?v=aCavFfHYoVA&feature=emb_title
Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana. Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se shqiptarët e ndaluar të përfshirë në këtë bandë kriminale janë; Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim; Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991; Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972; Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979; Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987; Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dhe Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekuestruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Ndërkaq nga ky operacion antidrogë që ka nisur që në dhjetor të 2019 kanë rënë në pranga edhe ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.

