EMRAT/ Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Athinë

schedule15:18 - 18 Gusht, 2021

schedule 15:18 - 18 Gusht, 2021

Policia e Athinës ka arrestuar tre të rinj me origjinë nga Shqipëri pas shqetësimeve të vazhdueshme të pronarëve të lokaleve të zonës për vjedhje në bizneset e tyre, raporton abcnews.al.

Sipas mediave greke, policia kreu një sërë kontrollesh përmes kamerave të sigurisë dhe ndjekjes fizike duke arritur të arrestojë Mateo Sinanllarin, 27 vjeç; Kristi Kalemi 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Kosta Beqiri 27 vjeç.

Të tre ata dyshohet se në disa raste edhe me armë, kanë vjedhur dhe grabitur biznese në lagje të ndryshme të Athinës. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!