Shkatërrohen varrezat e Beratit, sendet me vlerë vidhen për hashash

schedule15:15 - 17 Prill, 2021

schedule 15:15 - 17 Prill, 2021

“Kanë marrë fenerin e madh që i ndezin për shpirt”.

Në Berat hajdutët nuk po lënë as të vdekurit rehat. Varrezat e Suelasit javët e fundit po masakrohen.

“Kanë marrë kandilin e madh, kanë shkulur vazon me leva. Gjatë natës, ai do pushkatimin për mendimin tim”, ka thënë roja.

 

Sipas rojes Polizoi Tavanxhiu në orët e mbrëmjes të rinj që përdorin lënë narkotike shkulin vazo e bronxit dhe i shesin për të blerë drogë. Ndërsa shkatërrojnë pllakat e varrave.

“Ai që nuk e ka nxjerrë dot këtë vazon dhe kanë thyer kapakun. Tek halla ime dhe te plaku im, tek të gjithë. Herë e parë që i trazojnë rëndshëm varrezat s’ka bërë vaki më parë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Sipas Tavanxhiut për shkatërrimin e varreve kanë lajmëruar dhe të plotfuqishmin e zones, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete.

“I lutem shtetit të marri masa. Është bërë droga si kumari. I marrin gotat i shtypin dhe i shesin. I plotfuqishmi i zonës s’ka bërë punën”, është shprehur ai

Këto dëmtime në masë kanë nisur që në muajin mars. Vandalët vazhdojnë e shkatërrojnë të qetë ç’të mundin, për sa kohë asnjë efektiv policie nuk duket në këtë zonë. /abcnews.al