Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë, kryebashkiaku: Sjellje harbute, nuk do mbetet pa u ndëshkuar

schedule11:04 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:04 - 2 Qershor, 2021

Qindra fidanë bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugor Cërrnicë -Bujan janë shkatërruar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i bashkisë, Rexh Byberi, ndërsa ka postuar edhe pamje në Facebook.

Në pamjet e publikuara shihen fidanët e blirit të gjitha të thyera thuajse në të njëjtën mënyrë. I revoltuar, Byberi u bën apel organeve përkatëse që të identifikojnë autorët ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e komunitetit për ruajtjen e mjedisit.

Ndërsa thekson se sjellja nuk do të ndëshkohet, kryebashkiaku shprehet se veprime të tilla nuk janë aspak pengesë për të dhe stafin e tij.

POSTIMI

“E paprecedent‼️ Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan janë shkatërruar. Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.
Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit pasi ruajtja, dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithëve. Kjo sjellje harbute, nuk do mbetet pa u ndëshkuar. Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua, as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!