Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkatërrime në Gjirokastër/ Përgjegjësi i EC: U evakuuan 4 familje. Të bllokuara 3 akse rurale, u kërkua ndihmë nga ‘Mbrojtja’

schedule21:36 - 7 Janar, 2026

schedule 21:36 - 7 Janar, 2026

Qarku i Gjirokastrës u prek ndjeshëm nga reshjet e dendura të shiut që paralizuan vendin tonë prej më shumë se 48 orësh. Në bilancin paraprak, Edmond Avdalli, përgjegjës i Emergjencave Civile në Gjirokastër, ka bërë të ditur se për shkak të rrëshqitjeve të dherave janë evakuuar 4 familje nga banesat e rrezikuara. Sipas tij, strukturat në terren po vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e situatës.

“Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës gjatë këtyre dy ditëve ka kaluar një situatë të vështirë. Sot situata po përmirësohet dhe po vijon puna për pastrimin e inerteve.

Gjatë ditës së djeshme pati vërshime të përrenjve malorë dhe rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shkaktuar përmbytje në disa pallate. Në terren kanë qenë forcat bashkiake dhe ato të armatosura, të cilat kanë evakuuar banorët që kishin nevojë.



Katër banesa janë rrezikuar nga rrëshqitjet e dherave dhe janë evakuuar 4 familje. Në orët e pasdites, intensiteti i reshjeve ka rënë. Aktualisht, në bashki janë të bllokuara 3 akse rurale dhe është kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për asistencë me mjete të rënda.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!