Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendimin e KPK, duke shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka.
Më herët, KPK e kishte konfirmuar në detyre prokurorin Dritan Peka, por vendimi u apelua nga Komisioneri Publik.
Komisioneri Publik Dariel Sina ankimoi në të tre kriteret vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmonte Dritan Pekën në detyrë.
Komisioneri Publik parashtroi se kundërshtonte arsyetimin e KPK për disa nga problemet që ishin gjetur gjatë hetimit administrativ dhe se KPA duhej të vendoste “shkarkimin e subjektit të rivlerësimit” për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia.
Komisioneri po ashtu paraqiti disa denoncime të reja dhe kërkoi hetimin e tyre dhe një analizë të re financiare nga Kolegji, ndërsa pretendoi se Peka rezultonte me bilanc negativ në disa vite.
Sa duket në vlerësimin e KPA, Peka nuk ka plotësuar kriterin e pastërtisë së figurës për të vijuar me detyrën e tij.
n.d./abcnews.al