Shkarkohet nga detyra Komisioneri Publik

schedule18:31 - 12 Mars, 2018

schedule 18:31 - 12 Mars, 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Heral Saraçin, një nga dy Komisionerët Publikë, institiucionit të ri të ngritur për llogari të Reformës në Drejtësi.

Ky vendim ishte përfundimi i procedimi disiplinor, të cilit iu nënshtrua Saraçi, procedim i kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Gjatë seancave të shqyrtimit disiplinor gjyqtarja e hetimit, Natasha Mulaj, pretendoi se gjatë periudhës Korrik 2017–Janar 2018, Saraçi nuk ka përmbushur rekomandimet e ONM për hartimin e rregullores së Komisionerit Publik, si edhe nuk ka përmbushur detyrimet ligjore gjatë rekrutimit të disa këshilltarëve.

Vetë Saraçi kundërshtoi me forcë shkeljet e pretenduara, duke pohuar se ka vepruar në zbatim të ligjit. Jashtë sallës, Saraçi e konsideroi vendimin të padrejtë dhe tha se do të gjejë rrugën ligjore për ta apeluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!