Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shkarkohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar

schedule19:45 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 19:45 - 15 Dhjetor, 2021

Drejtori i Cirkut Kombëtar Ilirjan Gjini është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Vendimi

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR



Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ilirjan Gjini, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!