Të dënuarit prej ditësh në grevë urie, shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit

schedule12:53 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:53 - 6 Tetor, 2020

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta. Ky vendim është marrë nga ministrja Etilda Gjonaj.

Të dënuarit në këtë institucion prej ditësh janë futur në grevë urie. Shkarkimi i Mallutës vjen për shkak të keqmenaxhimit të kësaj situate.

Kujtojmë se më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë prej ditësh janë futur në grevë urie.

Në grevë urie janë futur edhe rreth 70 të paraburgosur në burgun e Shënkollit. Ata kanë 5 ditë që kanë refuzuar të ushqehen dhe i janë bashkuar grevës së urisë e cila nisi fillimisht nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit 41 biss.

70 të paraburgosurit kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtje së dënimit që nga nisja e pandemisë.

Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën dhe refuzimin e ushqimit deri në përmbushjen e tyre. s.b/abcnews.al/