Shkarkohet nga detyra drejtori i kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës Albpetrol, Dritan Spahiu dhe në vend të tij emërohet drejtorja e re Eriola Muka.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Spahiut i cili drejtonte Abpetrolin që prej muajit mars të këtij viti, post që më herët mbahej nga Kastriot Bejtaj./ABC News Albania 24/7