Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku ka shkarkuar drejtorin e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare Agron Hetoja. Në këtë detyrë është emëruar ish drejtori I fondit shqiptar të zhvillimit Benet Beci. Kjo është drejtoria e katër që ndryshon drejtues pas zëvendësimit të ministrave në kabinetin qeveritar.
Ikën një tjetër drejtor që varet nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë.
Ai që drejtoi prej vitit 2013 koorporatën elektroenergjitike shqiptare Agron Hetoja shkarkohet dhe vendin e tij e zë Benet Beci, një tjetër emër i njohur për eksperiencën e gjatë në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Ky është drejtori i katërt zëvendësohet që kur ministria ka kaluar nën drejtimin e ministres Belinda Balluku.
Gjatë javës së kaluar drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci jep dorëheqjen pas skandalit të publikuar për kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara. Në vend të tij u emërua Skerdi Drenova.
Të njëjtin fat përsoi edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro në vend të të cilit u emërua ish ministrja e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato.
Një tjetër lëvizje ndodhi edhe autoritetin Portual Të Durrësit. Shkarkohet drejtori Afrim Bakaj. Në vend të tij është emëruar Agron Tare i cili më herët ka mbajtur detyrën e konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll.
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko. Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja.
Disa drejtorë të institucioneve të ndryshëm kanë shkaktuar më herët pakënaqësi tek kryeministri Edi Rama. Nuk dihej se cilët ishin konkretisht kur iu drejtua në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fund të vitit të shkuar.
“Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”.
Shkarkimet e drejtorëve ndodhënpas ndrrimit të ministrave. Ajo që e nisi e para këtë operacion është ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku. Duket se nuk do ti shpëtojnë këtij rinovimi edhe disa drejtorë në institucione që varen nga ministri të tjera./abcnews.al