Shkarkohet Giampaolo, Milani befason me trajnerin e ri

schedule11:07 - 8 Tetor, 2019

schedule 11:07 - 8 Tetor, 2019

Marco Giampaolo nuk është më trajner i Milanit. Drejtuesit e kuqezinjve e kanë shkarkuar nga detyra. Vetëm 111 ditë zgjati aventura e tij në stolin e “Djallit”, duke u bërë kështu trajneri më jetëshkurtër që nis një sezon me Milanin.

Pasardhësi i tij është një emër surprizë. Askush nuk besonte tek ai, por Stefano Pioli do të ulet në pankinën e kuqezinjve. 53-vjeçari është i përzgjedhuri dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij. Pioli do të përfitojë një rrogë prej 1.5-2 milionë eurosh në sezon dhe nesër do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin e ri.

Stefano Pioli

Pioli ka drejtuar më parë ekipe si Interi, Lazio dhe Fiorentina. Një zgjedhje e tillë ka acaruar tifozët, të cilët nuk janë aspak entuziastë dhe kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Spalleti ishte kandidati kryesor, por kontrata e tij me Interin deri në vitin 2021 u kthye në një problem.

Zikaltrit i kërkuan të hiqte dorë nga marrja e një rroge vjetore për ta lejuar të drejtonte Milanin. Koha nuk priti dhe drejtuesit e kuqezinjve vendosën të zgjidhnin Stefano Piolin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!