Shkarkohen dhe dërgohen në Spitallë kontejnerët me mbetje të dyshuara toksike, pritet marrja e kampionëve për analizat

schedule10:52 - 9 Nëntor, 2024

schedule 10:52 - 9 Nëntor, 2024

Ka përfunduar mëngjesin e së shtunës procesi i shkarkimit të kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike nga anija Moliva, që u ankorua një ditë më parë në portin e Durrësit. Gazetari Leonidha Musai raporton se është bërë edhe transporti i kontejnerëve në vendin e përcaktuar në zonën e Spitallës.

Mësohet se tashmë me administrimin dhe magazimin e kontejnerëve, pritet që procedura e radhës të jetë marrja e kampionëve të lëndëve të dyshuara të rrezukshme për t’i dërguar në laborator. Ndërkohë, pak minuta më parë, anija Moliva u largua nga porti i Durrësit dhe vijon intenerarin e saj.

LEXO EDHE: Mure të lartë, nën vëzhgimin e kamerave dhe policisë/ ABC News zbulon ku do të dërgohen mbetjet e anijes ‘Moliva’

Kontejnerët janë vendosur në një hapësirë toke të sekuestruar nga “Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar”, e cila është përshtatur dhe monitorohet nga kamera.

Kontejnerët me mbi 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!