Shkarkohen 13 inspektorë të kontributeve

schedule19:31 - 7 Qershor, 2018

schedule 19:31 - 7 Qershor, 2018

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka shkarkuar 13 inspektorë të kontributeve shoqërore në drejtoritë rajonale, si dhe një kryetar dege.

Gjatë takimit me drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, Ahmetaj ka njoftuar vendosjen e objektivave të matshëm të performancës për çdo inspektor, duke paralajmëruar largimin nga puna të inspektorëve që do të kenë performancën më të ulët.

Ahmetaj ka deklaruar se Instituti i Sigurimeve Shëndetësore duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit dhe se për rritjen e performacës do të zbatohet një metodologji e re pune – ndërlidhja online me sistemin e tatimeve për kontributet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!