Zaçaj, shkarkimi shtyhet sërish/ Gjyqtarët e Kushtetueses mblidhen të martën për mbarimin e mandatit të kryetares

schedule13:58 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 13:58 - 16 Dhjetor, 2024

Fati i mandatit të Holta Zacajt në Gjykatë Kushtetuese nuk u nda as këtë të hënë, në seancën e tretë shqyrtuese.

Kolegët e saj në Gjykatë Kushtetuese nuk kanë arritur të në një vendim nëse kryetarja Holta Zacajt, i mbaron mandati më 10 mars apo në fund të vitit tjetër, sic ajo ka deklaruar.

Gjyqtarët kushtetues këtë të hënën kanë arritur vetëm të shqyrtojnë dokumentacionin e marrë nga Gjykata e Lartë, kur ky insitucion hapi dhe zgjodhi Zacajn për mandatin e pjesshëm, në janar të 2023 dhe vendimin e së mërkurës së kaluar, për të nisur procedurat për gjyqtarin e ri.

Vendimi që kanë arritur të marrin këtë të hënë gjyqtarët kushtetues, është që ti kërkojnë një Opinionin Holta Zacajt, mbi të gjithë procedurën kur ajo është zgjedhur dhe hapat që tashmë ka ndërmarrë Gjykata e Lartë, për ta zëvëndësuar deri më 10 mars.

“Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to”

Gjyqtarja Holta Zacaj nuk merr pjesë në mbledhjen e gjyqtarëve ku shqyrtohet përfundimi i mandatit. Ajo deri më tani ka ndërmarrë disa lëvizje. Në kundërshtim të afatit 10 mars si datën e fundit kur ajo, sipas Gjykatës së Lartë, duhet të jetë në Kushteturse, ka iniciuar dhe ka nisur një kërkesë për Opinionin në Komisionin e Venecias, ndërsa ka bërë dhe mbrojtje të idesë së saj, se mandati i saj i pjeshshëm përfundon në fund të vitit që vjen. Por njëherësh ndërsa Gjykata e Lartë nuk bëri hap pas në procedurat e nisur pasuese, Zacaj bëri një tërheqje të enjten duke deklaruar përfundimin e mandatit por ky mandat tashmë është në dorë të kolegëve në Gjykatë Kushtetuese dhe pritet të shihet nëse në seancën e radhës, të martën do të ketë një vendim nga ata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!